Samuel Eto’o është një nga lojtarët e paktë që ishte standard me Pep Guardiolan dhe Jose Mourinhon, ndërsa në nivelin e klubit ai fitoi gjithçka që mundi.
Për këtë arsye, është një nga më meritorët për të krahasuar punën e dy ekspertëve të lidhur nga rivaliteti i madh. I pyetur se cili nga dy trajnerët është më i mirë, Eto’o, i cili i dha fund karrierës së tij të futbollit dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Barçën dhe Interin, kishte një përgjigje interesante.
“Nuk mund ta krahasoj Mourinhon me Guardiolan. Njëri prej tyre nuk mund ta fitonte Ligën e Kampionëve me Bayernin dhe tjetrin e bëri me Porton”, komentoi shkurt Eto’o.