Zidane po kalon momente të vështira

Futboll

Zidane po kalon momente të vështira

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:31
Zidane po kalon momente të vështira

Nuk është vetëm Xabi Alonso, një ish-lojtar i Realit kandidat për trajner të “Los Blancos” nëse Florentino Perez vendosi të mbyllë aventurën e dytë me Zinedine Zidane”, raportojnë mediet italiane.

Është trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, një tjetër emër që mund të jetë pasues i Zidane-s tek gjiganti spanjoll.

Zidane po kalon momente të vështira tek madrilenët, sidomos pas humbjes nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho është emri më i përfolur për tu rikthyer në krye të bankinës së Real Madridit, por mësohet se në opsion janë edhe ish-mbrojtësi i skuadrës “merenguese” Alonso dhe strategu italian, Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat