UEFA vendosi ta dënon me 5 ndeshje pezullim kroatin

Futboll

UEFA vendosi ta dënon me 5 ndeshje pezullim kroatin

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:32
UEFA vendosi ta dënon me 5 ndeshje pezullim kroatin

Ante Rebiç është ndoshta afrimi më i bujshëm i Milanit në këtë merkato vere, me kroatin që u bashkua me formulën e huazimit dy vjeçare, me të drejtë blerjeje në verën e 2021-shit.

Megjithatë nëse kuqezinjtë do të sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, nuk do të mund të llogarisin dot sulmuesin kroat për 5 takimet e para.

Kjo pasi UEFA veproi “me dorë të hekurt” ndaj tij, për sjelljen e pahijshme që tregoi në sfidën eliminatore të Europa Leagues mes Eintrachtit të Frankfurtit dhe Strasburgut.

Rebiç bëri një faull në rrëshqitje ndaj portierit të klubit francez, ndërkohë që ai kishte topin në dorë, duke detyruar arbitrin t’i tregojë kartonin e kuq, por kroati nuk e priti mirë këtë ndëshkim, duke u “hakërryer” ndaj tij, para se të linte fushën.

Pikërisht për këtë arsye, organet disiplinore në UEFA vendosën ta dënojnë me 5 ndeshje pezullim kroatin, ndërsa pasojat duket se nuk do t’i vuajnë gjermanët e Eintrachtit, por kuqezinjtë e Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat