Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë 

Futboll

Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë 

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:33
Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë 

Kombëtarja e Kosovës U15 ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Kamëz, nën organizimin e FSHF-së.

Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Taxhikistanit (8:0), Dardanët, sot, kanë shënuar fitore edhe në duel me Estoninë, me rezultat 3:0. Derisa pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, në pjesën e dytë djelmoshat tanë arritën të shfaqen efikas para portës estone.

Fillimisht shifrat i zhbllokoi Igball Jashari, derisa më pas dy dola i realizoi Elton Krasniqi, për ta vulosur fitoren e dytë të Dardanëve.

Pas xhiros së dytë në “UEFA Development Tournament”, Kosova kryeson renditjen me 6 pikë, Shqipëria ka 4 pikë, Estonia 2 pikë dhe Taxhikistani 0 pikë. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova do ta luajë të hënën kundër Shqipërisë, që njëherësh do të jetë edhe ndeshje përcaktuese për skuadrën e cila do ta mbyllë këtë turne si fituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat