Ronaldo flet për gjestin ndaj tifozëve të Atleticos: Njerëzit janë budallenj - Bota Sot
Ronaldo flet për gjestin ndaj tifozëve të Atleticos: Njerëzit janë budallenj

Futboll

Ronaldo flet për gjestin ndaj tifozëve të Atleticos: Njerëzit janë budallenj

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:22
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk ishte i kënaqur nga tifozët që morën mesazhin e gabuar nga gjesti i dorës së tij pasi humbi një shans të vonë për Juventusin në barazimin e tyre 2-2 kundër Atletico Madrid në mesjavë.

Ish-lojtari i Real Madrid, i cili ka një marrëdhënie të zjarrtë me tifozët e Atleticos, bëri ‘zhurmë’ para tifozëve vendas pasi nuk arriti të shënonte në një solo aksion në fundin e ndeshjes,

Shumica e kuptuan atë kinse Ronaldo u tall me tifozët e Atleticos për nervozizmin që i shkaktuan, ndërsa ai tha pas ndeshjes: “Mësoni, ju duhet të mësoni”.

Ronaldo shënoi golin e fitores nga penalltia në fitoren 2-1 të Juventusit në shtëpi ndaj Hellas Verona të shtunën dhe, i pyetur përsëri për gjestin, i tha Sky Sport Italia: “Njerëzit pëlqejnë të flasin shumë. Kjo eshte e gjitha. Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë”.

Ylli portugez ka lënë të kuptohet se gjesti nuk kishte të bënte aspak me tallje për tifozët e Atleticos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...