Sarri: E di mirë ku duhet të përmirësohemi, ja kush më pëlqeu më shumë kundër Verona-s

Futboll

Sarri: E di mirë ku duhet të përmirësohemi, ja kush më pëlqeu më shumë kundër Verona-s

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:38
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri, trajneri i Juventus-it, ka analizuar fitoren e arritur kundër Juventus në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

- Kush ju pëlqeu më shumë? 

"Dybala ka bërë një ndeshje shumë të mirë, Ramsey duhet të përshtatet akoma, mendoj se është normale. Jemi në një fazë konstruksioni, disa herë harrojmë ta nisim fazën mbrojtëse nga sulmi. Për një skuadër që kërkon të luajë ashtu siç duam ne, kjo është e rrezikshme".

- Championsi sjell vështirësi fizike?

"Mendoj se bëhet më shumë fjalë për energji psikologjike. Kur luan në Champions ke një ndeshje para dhe mbrapa, në tre muaj nuk mund të gabosh 12 ndeshje. Është e rëndësishme që kemi marrë tri pikët, kemi arritur të përmbysim një ndeshje që ishte e vështirë".

- A duhet të përmirësohet mbrojtja?

"Duhet kohë për të përmirësuar mbrojtjen. Kur isha tek Empoli kemi pësuar 25 gola në 9 ndeshje. Te Napoli kemi vuajtur në 2-3 muajt e parë. Napoli ishte simetrik, ndërsa Juventus është ndryshe. Mbrojtja duhet të përmirësojë lëvizjet, e di mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat