Giampaolo: Vetëm kjo gjë më pëlqeu, Leao vuajti nga Godin!

Futboll

Giampaolo: Vetëm kjo gjë më pëlqeu, Leao vuajti nga Godin!

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:36
Marco Giampaolo

Marco Giampaolo, trajneri i Milanit foli për “DAZN”, pas humbjes 2-0 në derbi me Interin.

Analiza e derbit: “Analiza ime është se ne e filluam ndeshjen me hezitim, pas 15 minutash u vendosëm dhe loja u balancua. Inter ka diçka më shumë për sa i përket eksperiencës së lojtarëve. Goli në goditjen e lirë shkatërroi ekuilibrin, nga atje u ndamë, vuajtëm në rivendosje dhe ishim të çoroditur, ishte gjëja që më pëlqeu më pak”.

Shumë hapësirë për golin e Brozovic, atëherë skuadra nuk ishte në gjendje të reagonte.

"Nuk më pëlqeu reagimi emocional i ekipit, me lojtarët që ecnin në fushë. Pastaj skuadra nuk bëri keq, barazimi mund të arrihet nëse kujdesemi për ekuilibrin. Duke luajtur lart duhet të marrim rreziqe, të presim kundërshtarin dhe kthimi pas i Leao dhe Suso për të mbuluar ishte humbje e energjisë, e padobishme për ta. Mua më pëlqeu guximi për të shtyrë lart, patëm shumë pak ndryshime deri në momentin e golit. Duhet një reagim i një skuadre të maturuar, që di si t’i përballojë vështirësitë”

Leao: "Më pëlqeu, ka disa lëvizje të këndshme. Ka një ritëm të bukur. Unë mendova ta vendosja atë për mënyrën se si mbron Interi. Duhet të mësojë të qëndrojë në lojë. Ka vuajtur nga përvoja e Godin, por nuk është i ndrojtur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat