“Hakeri” i Football Leaks kapet në Portugali, akuzohet për 147 krime

Futboll

“Hakeri” i Football Leaks kapet në Portugali, akuzohet për 147 krime

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 07:09
Rui Pinto,

Një person i përfolur si hakeri i Football Leaks është kapur dhe akuzohet për 147 krime në Portugali.

Rui Pinto, 30 vjeç, akuzohet për krime që kanë lidhje me zbulimin e të dhënave të paautorizuara dhe tentativë për zhvatje.

Ai thotë se ka vepruar në interes të publikut dhe nuk duhet të shkojë në gjyq.

Football Leaks është një faqe e cila është krijuar për të ekspozuar korrupsionin në botën e sportit duke zbuluar dokumente konfidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat