Pësoi 8 gola nga City, Foster: Mund të kishte shkuar më keq

Futboll

Pësoi 8 gola nga City, Foster: Mund të kishte shkuar më keq

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 07:16
Manchester City dhe Watford

Pesë gola në njëzet minuta, tetë në përfundim të ndeshjes.

Më këto shifra mund të përshkruhet ndeshja e zhvilluar mes Manchester City-t dhe Watford-it. Portieri i verdhezinjve, Ben Foster, ka folur për makthin që ka kaluar në "Etihad".

"Ka qenë një ditë shumë zhgënjyese. Ata kanë qenë të pabesueshëm: 5 gola në 20 minuta. Kam menduar më të keqen. Mendoj se mund të kishin fituar lehtësisht me 10, 11 dhe 12 gola diferencë", ka thënë Foster.

"Fatmirësisht kanë hequr pak këmbën nga gazi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat