Tronditet Milani, UEFA ia pezullon 5 ndeshje yllin e sulmit

Futboll

Tronditet Milani, UEFA ia pezullon 5 ndeshje yllin e sulmit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 07:20

Milani nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Ante Rebic për pesë ndeshjet e para të aventurës së tij të radhës në Europë. Sulmuesi kroat duhet të vuajë një skualifikim të gjatë. UEFA, mbrëmjen e së premtes vendosi pezullimin prej pesë ndeshjesh për Rebic, pas dëbimit nga fusha të tij në ndeshjen e fundit të “Europa League”, të luajtur me Eintracht Frankfurt, më 29 gusht.

Kroati ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Strasburgut, pas një faulli të ashpër ndaj kundërshtarit. Ai kishte protestuar shumë fort për vendimin ndaj arbitrit. Në fakt, ndër arsyet e skualifikimit të gjatë përmenden edhe "fyerjet ndaj zyrtarëve të ndeshjes”.

Siç dihet, Milani nuk merr në “Europa League” këtë sezon, por Rebic, i cili u transferua te kuqezinjtë, do ta vuajë dënimin prej pesë ndeshjesh në mundësinë e parë, ose porsa skuadra nga “San Siro” të kualifikohet në Champions apo “Europa League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat