Ronaldo, i zemëruar nga teoritë për veprimin e tij kundër Alteticos: Njerëzit janë budallenj - Bota Sot
Ronaldo, i zemëruar nga teoritë për veprimin e tij kundër Alteticos: Njerëzit janë budallenj

Futboll

Ronaldo, i zemëruar nga teoritë për veprimin e tij kundër Alteticos: Njerëzit janë budallenj

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 07:30
Cristiano Ronaldo n

Cristiano Ronaldo nuk është aspak i kënaqur me teoritë e tifozëve dhe gazetarëve për veprimin e tij me dorë pasi e kishte humbur një rast të mirë për Juventusin, gjatë barazimit 2:2 kundër Atletico Madridit në mesjavë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, i cili e ka një marrëdhënie të tensionuar me tifozët e Atletico Madridit, e e bëri një veprim me dorën e tij në drejtim të tifozëve madrilenë, pasi e humbi një rast të mirë për t’ia siguruar fitoren Juventusit në minutat e fundit të ndeshjes.

Shumica e njerëzve e konsideruan atë veprim të Ronaldos si tallje me tifozët e Atletico Madridit, pasi që, në Itali, veprimi i Ronaldos përkthehet në frikë apo druajtje. Megjithatë, pas ndeshjes, Ronaldo tha vetëm “Mëso, duhet të mësoni” kur u pyet për atë veprim.

Ronaldo e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë, në ndeshjen kundër Hellas Veronas të shtunën. Pas ndeshjes, ai u pyet sërish për veprimin e tij dhe vetëm tha: “Njerëzit flasin shumë. Kjo është e gjitha. Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...