Klopp: Gara për titullin nuk ka mbaruar dhe Guardiola e di këtë - Bota Sot
Klopp: Gara për titullin nuk ka mbaruar dhe Guardiola e di këtë

Futboll

Klopp: Gara për titullin nuk ka mbaruar dhe Guardiola e di këtë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 08:48
Jurgen Klopp ka hedhur poshtë talljet e Pep Guardiolas

Jurgen Klopp ka hedhur poshtë talljet e Pep Guardiolas, i cili uronte titullin e kampionit për Liverpool.

Klopp ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk do të ndalet në asnjë moment dhe do të synojë gjithmonë tri pikët deri në fund, pasi asgjë nuk ka përfunduar.

Disfata e Manchester City me rezultatin 3:2 i gjen ‘Reds’ me pesë pikë më shumë (në rast fitore ndaj Chelsea), kurse pas humbjes, Guardiola uronte Liverpoolin për titullin e kampionit. Por, Klopp e ka kuptuar se ajo ishte vetëm një shaka.

“Nuk është fituar asgjë akoma. Pep e di atë, unë e kuptoj 100% pse ai bëri atë shaka” ka thënë Klopp.

“Nuk ka ndonjë skuadër në ligë që unë mendoj se mund t’i marrim pikë të lehta. Mendoj se kjo ishte arsyeja pse Pep u përgjigj në atë formë, pasi asgjë nuk ka ndodhur deri më tani” ishin fjalët e gjermanit.

Liverpooli i Klopp do të ketë testin e vështirë në ‘Stamford Bridge’, gjatë së dielës (sot), kur përballet me Chelsea, me fillim nga ora 17:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...