Heshtja e serbëve të Kosovës dhe ardhja ilegale e Kralevës!

Futboll

Heshtja e serbëve të Kosovës dhe ardhja ilegale e Kralevës!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:37
Trepça fantome

Një heshtje e çuditshme e serbëve të Kosovës, për ata që janë në klubin fantom Trepça dhe as në rrjetet sociale dhe as në mediat e tyre lokale, nuk i japin bujë dhe as që shënuan që e  fituan Sllogën e Kralevës me rezultat 4:0, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit në futboll.

Ardhja e Sllogës së Kralevës në Zveçan është skandal i madh, skuadër që luajti dje tinëzisht e iku pastaj për në Kralevë.

Muajve të fundit si Trepça fantome, si Mokra Gora nga Zubin Potoku, po heshtin dhe nuk japin informacione më në publik dhe as nuk mburren me fitore, kjo le për të kuptuar se këto skuadra e shohin veten se nuk do të kenë më gjatë: O do të kthehen në garat e Republikës së Kosovës, o do ta shuajnë aktivitetin një ditë, sepse po i vije fundi që të futet nëpër kufi me vetura private klubet nga Shumadija, duke e shkelur sovranitetin e shtetit të Kosovës!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, edhe zyrtarisht me një shkresë ka njoftuar UEFA-n dhe FIFA-n, ku janë duke e vëzhguar situatën se çfarë budallaqe bënë Federata e Futbollit e Serbisë, duke organizuar garat ilegale në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat