Balotelli: Nuk më intereson prania e Ronaldos

Futboll

Balotelli: Nuk më intereson prania e Ronaldos

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:54
Balotelli: Nuk më intereson prania e Ronaldos

Mario Baloteli kompletoi kalimin e tij te Bresha në merkaton verore, si një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Marsejën kishte përfunduar.

Pavarësisht se sulmuesi u afrua me shumë bujë te klubi italian, ai akoma nuk ka debutuar me këtë skuadër. Debutimi i tij me shumë mundësi do të vijë ditën e hënë, pikërisht ditë kur Bresha do të përballet me Juventusin.

Baloteli ka dhënë një intervistë së fundmi ku shprehet: “Unë mendoj se  kam punuar aq shumë në muajt e fundit, sa nuk kisha punuar në një dekadë të karrierës sime. Kam luajtur vetëm dy miqësore me këtë skuadër, por jam në një formë të shkëlqyer. Herën e fundit kur kam qenë në këtë formë ishte kur unë luaja për Sitin. Sigurisht, objektivi im është të luaj me Italinë në Europian.

Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është mirë të përballesh me të, por unë do të përpiqem të shënoj dhe të luaj ashtu siç di. Prania e tij nuk më intereson fare.’, u shpreh italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat