Xavi ‘rihap’ gjithçka: Nuk do ta kisha problem ta drejtoja Barcën, e njoh Messin

Futboll

Xavi ‘rihap’ gjithçka: Nuk do ta kisha problem ta drejtoja Barcën, e njoh Messin

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 15:05
Xavi Hernandez

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka rihapur mundësinë që ta marrë pozitën e trajnerit tek Blaugranët.

Rezultatet shumë të dobëta  të Barcelonës në ndeshjet e para të këtij sezoni kanë bërë që të gjithë të flasin për një largim të mundshëm të Ernesto Valverdes nga stoli i skuadrës.

Në anën tjetër, emri i Xavi ishte nga më të përmendurit edhe vitin e kaluar, si mundësi për  ta drejtuar stolin e ish skuadrës së tij.

Fillimisht, lojtari kishte thënë se nuk është i gatshëm ta drejtojë një skuadër si Barca, por së fundmi ai ka thënë se nuk do ta kishte problem një gjë të tillë.

“Nuk do ta kisha problem të drejtoja ish shokët e skuadrës. Unë e njoh Leon se si është, e njoh Suarez, Busquets dhe Jordi, Pique apo Roberto” ka thënë Xavi.

“E di si stërviten, i njoh kapacitetet e tyre për lidership. Mund të them nëse janë të mërzitur ose nervozuar. Shpresoj se si trajner do t’i kem tre, pesë apo 10 lojtarë që i njoh “ ka thënë ndër të tjerash ish mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës.

Trajneri Valverde tashmë është nën presionin e madh të medieve. Gabimi më i vogël mund t’i kushtojë me humbje pune. Xavi duket se ka dhënë dritën e gjelbër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat