Guardiola: Ja cili do marrë vendin tim te Manchester City - Bota Sot
Guardiola: Ja cili do marrë vendin tim te Manchester City

Futboll

Guardiola: Ja cili do marrë vendin tim te Manchester City

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:42
Guardiola: Ja cili do marrë vendin tim te Manchester City

Momentalisht është shumë i lumtur në stolin e Manchester Cityt dhe pas dy triumfeve radhazi në Premier League, do të tentojë suksesin në Europë, por Pep Guardiola e ka të qartë që një ditë do të vijë edhe divorci mes palëve.

Spanjolli natyrisht që nuk mund të parashikojë se cili do ta zëvendësojë kur të largohet nga Manchester City, por është 100% i sigurt se ndihmësi i tij aktual, Mikel Arteta do të mund të ulet një ditë në stolin e qytetarëve.

“Jam shumë i lumtur që Arteta ka vendosur të qëndrojë me ne, pasi është një person që ka për të pasur shumë sukses në të ardhmen. Pavarësisht se është shumë i ri, ka shumë eksperiencë në menaxhimin e dhomave të zhveshjes. Jam i sigurt që një ditë do të marrë vendin tim. Është shumë inteligjent, flet 5 apo 6 gjuhë të huaja dhe ka një etikë pune të jashtëzakonshme. Di të analizojë çdo situatë në perfeksion”, tha Guardiola.

Mikel Arteta ka luajtur si mesfushor dhe kulmin e karrierës e ka pasur me skuadrat e Premier League, Everton e Arsenal, ndërsa pikërisht nga “topçinjtë” vendosi t’u japë lamtumirën futbollit, për t’u bërë ndihmës i Guardiolës në verën e 2016-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...