Rexhepi: E pashpjegueshme

Futboll

Rexhepi: E pashpjegueshme

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:03
Rexhepi: E pashpjegueshme

Dukagjini ka pësuar edhe një humbje në Superligën e Kosovës në futboll duke mbetur kështu pas pesë ndeshjeve në elitë më vetëm 1 pikë.

Dukagjini i Gjengiz Rexhepit është mposhtur sot nga Feronikeli dhe duket se do të ketë shumë vështirësi për të mbijetuar.

Trajneri Rexhepi ka thënë se janë skuadër e pafat pasi po luajnë bukur.

“Ju kërkoj falje shikuesve që po presin rezultate nga ne dhe ato po mungojnë. Kemi mundur të marrim rezultate më të mira, por futbolli i tillë është. Me Ferizajn luajtëm mirë nuk fituan, edhe me Feronikelin luajtëm mirë nuk fituam, dhe nuk ke çfarë të bësh.

“Nikli” sot me një aksion e fitoi ndeshjen pasi realisht nuk bëri diçka më shumë”, ka thënë Rexhepi duke dhënë sinjale se do të vazhdojë punën me ekipin.

“Duhet mobilizohemi dhe të dalim nga kjo situatë që jemi pasi meritojmë më shumë. Qysh luajmë ne nuk luan pothuaj asnjë ekipe i Superligës. Jemi shumë të mirë në lojë. Ju e dini që pas humbjes me Ferizajn, unë kam lëshuar rrugë por kryesia nuk më ka lejuar duke thënë se pas teje nuk marrim trajner tjetër. Kjo më shtynë të punojë dhe besoj se do ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë Rexhepi për Supersport Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat