Talenti anglez: Shijoj momentin, nesër mund të jem diku tjetër

Futboll

Talenti anglez: Shijoj momentin, nesër mund të jem diku tjetër

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:14
Jadon Sancho

Sulmuesi 19-vjeçar anglez Jadon Sancho, që luan me ekipin e Borussia Dortmund, ka dhënë sot një sinjal të qartë se mund të largohet nga kjo skuadër (ka kontratë deri në vitin 2022). Talenti ka marrë oferta të shumta gjatë kësaj vere, por qëndroi në Bundesliga.

“Një gjë është e sigurt, që dua të jap më të mirën këtu ku jam dhe të fitojmë titullin. Gjithsesi, shijoj dhe jetoj momentin, ndeshje pas ndeshje. Nuk e di se si do të jetë e ardhmja, nesër mund të jem në një ekip tjetër”, tha Sancho për “Viasport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat