Detaj interesant, pse Jordan Henderson ka veshur çorape tjera në takimin Chelsea – Liverpool!

Futboll

Detaj interesant, pse Jordan Henderson ka veshur çorape tjera në takimin Chelsea – Liverpool!

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Tifozët vunë re se çorapet e Jordan Henderson ishin pak më ndryshe nga pjesa tjetër e shokëve të tij të Liverpoolit në ndeshjen e sotme kundër Chelsea.

Ndërsa lojtarët e Jurgen Klopp kishin veshur të gjithë çorapet e kuqe, kapiteni i Liverpool ka tjera me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, shkruan Mirror.

Çorapet zyrtare të Liverpool në ndeshjen si vendase janë të kuqe dhe të bardha, por kur ata dalin kundër skuadrave që luajnë me çorape të bardha – si Chelsea – ata i ndryshojnë ato dhe veshin të gjitha të kuqe për të shmangur hutimin.

Në shikim të parë u duk se Henderson thjesht kishte veshur çorape të gabuara në Stamford Bridge, por me pas u bë e qartë se nuk ishte rastësi.

Ai me sa duket e ka bërë këtë për të parandaluar që muskujt e tij të jenë të ‘kufizuara’ gjatë ndeshjes. Duke bërë një gjë të tillë – lojtarët shmangin paksa lëndimet muskulore…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat