Tifozi e gjuan me thikë lojtarin në fushë

Futboll

Tifozi e gjuan me thikë lojtarin në fushë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:08
Pamje nga ndeshja

Në Superligën e Kolumbisë një ndeshje u dëmtua nga skena të shëmtuara, derisa një tifoz hodhi një thikë drejt një lojtari të Millonarios.

Thika u gjuajt në fushë pasi lojtarët e Millonarios festuan golin e tyre të dytë në kohën shtesë kur mysafirët morën një fitore të ngushtë 2-1.

Për fat të mirë, tifozi që hodhi thikën huqi shënjestrën dhe askush nuk u lëndua.

Golat e Juan David Perez Benitez dhe Hansel Orlando Zapata Zape, e realizuan fitoren për Millonarios.

Burime pohuan se arma e ftohtë ra afër David Macalister Silva natën e shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat