Lampard: Ishim më të mirë se Liverpool

Futboll

Lampard: Ishim më të mirë se Liverpool

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:21
Frank Lampard

Frank Lampard thotë se është i lumtur me performancën e Chelseat kundër Liverpool të dielën, duke këmbëngulur se ata ishin skuadra më e mirë pavarësisht humbjes 2-1.

 Liverpool ishte në avantazh 2-0 brenda 30 minutave kundër vendasve, me Trent Alexander-Arnold dhe Roberto Firmino që gjetën rrjetën në ‘Stamford Bridge’.

Sidoqoftë, para goditjes së Firmino, mesfushori i Chelseat, Mason Mount kishte një gol të anuluar për offside dhe skuadra vendase filloi të luftojë përsëri në periudhën e dytë, pasi N’Golo Kante ngushtoi epërsinë përballë Adrian, derisa Mount dhe Michy Batshuayi huqen shanse të arta.

Ai i tha Sky Sports: “Performanca ishte e shkëlqyer, ne ishim skuadra më e mirë. Kishim më shumë energji në lojën tonë, karakterin dhe shpirtin”.

“Kjo është arsyeja pse turma duartrokiti në fund. Le të vazhdojmë përpara”, deklaroi anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat