Super Neymar i dhuron fitoren PSG-së me një magji

Futboll

Super Neymar i dhuron fitoren PSG-së me një magji

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:10
Neymar

Paris Saint-Germain ka vuajtur, por në fund ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Lyon falë Neymar.

Braziliani, i kthyer në formacionin titullar pasi nuk luajti kundër Real-it në Champions për shkak skualifikimi, ka qenë kërcënimi numër një për vendasit, të cilët janë munduar ta ndalin me faulle të njëpasnjëshëm.

Një strategji kjo që ka funksionuar deri në minutën e 87-të, kur "O Ney" ka treguar edhe njëherë pse është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Pas një topi të marrë në zonën e rreptësisë nga Angel di Maria, numri dhjetë i miqve ka arritur të gjejë golin me një lëvizje magjike, pavarësisht se ka qenë i rrethuar nga tre mbrojtës kundërshtarë.

PSG kryeson renditjen me 15 pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Lyon mbetet në vendin e nëntë me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat