Tifozët e Arsenalit vërshëllejnë Xhakën, trajneri spanjoll i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë

Futboll

Tifozët e Arsenalit vërshëllejnë Xhakën, trajneri spanjoll i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:37
Granit Xhaka

Unai Emery beson se Granit Xhaka do të përmirësohet nëse ai ka mbështetjen e tifozëe të Arsenalit pasi mesfushori nga Kosova u vërshëllye gjatë ndeshjes kundër Aston Villës sot.

Granit Xhaka është nën presion të madh kohëve të fundit, derisa tifozët e Arsenalit janë të zhgënjyer nga paraqitjet e tij.

Xhaka ishte në shënjestrën e tifozëve të Arsenalit në fitoren e sotme 3:2 ndaj Aston Villës, derisa u vërshëllye nga ata derisa Emery e largoi nga loja në minutën e 72-të.

Por, Emery insiston se është i mahnitur nga paraqitjet e Xhakës dhe mendon se 26-vjeçari do të bëhet edhe më i mirë me përkrahjen e tifozëve.

“Ne kemi nevojë për tifozët tanë. Kemi nevojë për ata që t’i ndihmojnë futbollistët tanë”, tha Emery pas ndeshjes së sotme.

“Xhaka ka luajtur mjaft mirë të enjten, javën e kaluar në Watford, dhe sot unë e largova nga loja për shkak se ai luajti për 90 minuta”, vlerësoi trajneri spanjoll.

“Ai është futbollist i rëndësishëm për ne. Është duke u përmirësuar dhe dua që tifozët ta mbështesin atë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat