Lampard shpjegon mungesën e Pulisic për ndeshjen e tretë radhazi - Bota Sot
Lampard shpjegon mungesën e Pulisic për ndeshjen e tretë radhazi

Futboll

Lampard shpjegon mungesën e Pulisic për ndeshjen e tretë radhazi

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:44
Christian Pulisic

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard ka sqaruar se mosaktivizimi i vazhdueshëm i Christian Pulisic thjesht varet nga lojtarët e tjerë që preferohen në këtë moment.

Pulisic tani ka qenë një zëvendësues i papërdorur në tre ndeshje radhazi për ‘Blutë’, edhe pse u largua më herët nga detyra me ekipin kombëtar të SHBA-së për t’u bashkuar me bashkëlojtarët e tij në Londër këtë muaj.

21-vjeçari ishte ardhja e re e vetme e Chelseat këtë verë, pasi u ble për 64 milionë euro nga Borussia Dortmund në janar dhe luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim me skuadrën e Bundesligës.

Edhe pse startoi në ndeshjet e fillimit, tani ka shkuar në 3 numri i ndeshjeve që ai nuk ka luajture fare.

“Unë kam një skuadër për të zgjedhur, ai luajti para kësaj në disa ndeshje”, tha Lampard për Pulisic.

“Willian është rikthyer dhe dukej i mprehtë dhe i mirë. Vendosa të luajë dje me Mason. Duhej të qëndronim të fortë dhe luajtëm me Mason për shkak të presingut. Këto janë zgjedhjet e mia”.

“Pulisiç do të ketë mundësi të bollshme. Ai është edhe një lojtar i ri. Të gjithë flasin për Mason, Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori por ai është i ri dhe më i ri se disa prej tyre kështu që shanset e tij do të vijnë”, potencoi anglezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...