Skuadra “Eurosport” është fituese e memorialit për Samir Kelmendi – Cumi që sot u zhvillua në Mitrovicë

Futboll

Skuadra “Eurosport” është fituese e memorialit për Samir Kelmendi – Cumi që sot u zhvillua në Mitrovicë

Nga: Fatmir Beka Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:46
Skuadra “Eurosport”

Gjashtë ekipe të veteranëve ndër të cilat një nga familjarët dhe dy ekipe nga gjeneratat e reja kanë marr pjesë në turneun memorial në nderim të përvjetorit të vdekjes së ish-futbollistit dhe donatorit në sport Samir Kelmendi – Cumi, që u mbajt sot në fushën me bar sintetik “Eurosport” në qytetin buzë Ibrit.

Organizatori i këtij turneu ishin Shoqata Rajonale e Klubeve të Futsallit në Mitrovicë “Futsal-Mitrovica” dhe familjarët e Samir Kelmendit, ndërsa turneun e nderuan shumë emra të njohur veteranë të futbollit në qytetin tonë.

Të gjitha skuadrat janë ndarë në dy grupe dhe kanë zhvilluar ndeshje secila me secilën, ndërkohë që dy skuadrat me më së shumti pikë kanë fituar të drejtën për kalim në ndeshjen finale.

Ndeshjet ishin rivalizuese edhe shumë interesante, duke pasur parasysh emrat e njohur në futbollin tonë që u paraqitën si Gani Sejdiu, Sabit Osmani, Emin Maliqi, Shpetim Fetahu, Sheremet isufi, Enes Mustafa e shumë tjerë.

Ndeshjet u gjykuan nga Agron Latifi edhe Adnan Shabani, ndërkohë që procesverbalet e ndeshjeve janë mbajtur nga Fatmir Beka dhe Lulzim Hakaj.

Në këtë turne morën pjesë ekipet: Eurosport, Shoket, Familjaret, Albaniku, Shala dhe Policia e Kosovës, ndërsa fituese te grupeve pas ndeshjeve paraprake dolën “Eurosport” dhe “Shokët”.

Turneu u nis nga vajza e sportistit dhe donatorit të njohur mitrovicas Samir Klemendi për nder të cilit u zhvillua edhe ka memorial.

Ndeshja finale ishte përballje e emrave te njohur nga futbolli mitrovicas , ku me rezultatin 4:2, pjesë loja e parë 2:1 fitoi “Eurosport” që meritoi Kupën kalimtare, portieri më i mirë u shpall Esat Beqiri i po kësaj skuadrës sikurse edhe futbollisti më i mirë Flamur Rrahmani, ndërkohë futbollisti më i mirë i gjeneratës së re u shpall Erion Kelmendi djali i Samir Kelmendit.

Ky turne tashmë është bërë tradicional dhe tubon shokët miqtë dhe familjarët e “Cumit” cdo shtator, por ndonëse është njoftuar dhe kërkuar mbështetje nga DKRS ky turne nuk është mbështet nga komuna.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat