Gati për t’u bllokuar serveri, kjo është ora kur dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Futboll

Gati për t’u bllokuar serveri, kjo është ora kur dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:14
Kombëtarja e Kosovës

Me 10 tetor në ora 20:00, ne stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Gjibraltarit në ndeshjen miqësore.

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar për orën e saktë se kur do të dalin biletat në shitje për këtë ndeshje.

Sipas, FFK-së, biletat do të dalin në shitje sot në orën 17:00, dhe do të jetë përmes sistemit online.

Ndeshja miqësore ndaj Gjibraltarit zhvillohet katër dite para ndeshjes me Malin e Zi në kuadër të “Euro 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat