Kryetari i FFK-së, Agim Ademi merr pjesë në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”

Futboll

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi merr pjesë në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:37
Agim Ademi

Presidenti Agim Ademi po qëndron në Milano, ku do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards” me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

 Kjo gala mbrëmje mbahet sonte në orën 20:30 në shtëpinë e Operës në Milano, me mysafirë të shumtë nga bota e futbollit.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni presidenti Ademi, sot dhe nesër, do të ketë takime me zyrtarët e sektorëve të ndryshëm të FIFA-s, derisa njëra ndër çështjet që do të diskutohet do të jetë edhe ajo e Loret Sadikut, për të parë se si ka shkuar procesi i deritashëm dhe ku ka ngecur puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat