Ruiz mund t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Ruiz mund t’i bashkohet Barcelonës

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:20
Fabian Ruiz,

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, është duke kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Për këtë arsye, drejtori i Barcelonës Eric Abidal ka shkuar në Itali këtë fundjavë për të parë nga afër lëvizjet e futbollistit 23 vjeçar, shkruan Goal.

Futbollisti në fjalë është vënë në shënjestrën e katalunasve për një kohë të gjatë dhe ai nuk e zhgënjeu drejtorin Abidal as kësaj here, pasi që arriti ta shënojë golin e tretë për Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat