Eto’o flet lidhur me racizmin në futboll - Bota Sot
Eto’o flet lidhur me racizmin në futboll

Futboll

Eto’o flet lidhur me racizmin në futboll

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:19
Samuel Eto’o

Legjenda afrikane e futbollit, Samuel Eto’o ka dhënë disa komente lidhur me problemet që racizmi po shkakton në futboll.

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka folur pas abuzimeve që tifozët italianë kanë bërë me Romelu Lukaku, në Cagliari.

“Të verdhë, të zinj, portokalli… në fund të gjithë jemi njësoj dhe fëmijët tanë duhet ta dinë këtë” ka thënë Eto’o.

“Ata brohorasin me fjalë si majmun, pastaj kërkojnë fotografi me ty. Ata kanë foto me një majmun” ka shtuar tutje ish lojtari i Inter dhe Barcelonës.

“Nuk duhet të ketë racizëm në shoqëri, në futboll. Në Itali, situata nuk është përmirësuar aspak” ka thënë ndër të tjerash Eto’o.

Kamerunasi ka luajtur edhe në Premierligë me skuadrën e Chelsea, por atje nuk kishte hasur në ofendime të tilla. Megjithatë, edhe në Angli së fundmi janë rikthyer problemet me këtë fenomen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...