E bujshme: Sarri humbet Ronaldon, portugezi mungon ndaj Brescias

Futboll

E bujshme: Sarri humbet Ronaldon, portugezi mungon ndaj Brescias

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:53
Pamje nga ndeshja

Cristiano Ronaldo mund të pushojë në ndeshjen e Juventusit ndaj Brescias. Dueli me Mario Balotellin mund të shtyhet për në fazën e dytë, pasi portugezi ka probleme në këmbën e tij. 

Një problem i vogël, por që mjafton për të pushuar, pasi numri një i stolit nuk do të rrezikojë me liderin e ekipit të tij. CR7 mund të mos grumbullohet për të mos rrezikuar, pasi kampionati është i gjatë dhe sfidat janë të ngjeshura mes tyre. 

Ai ishte njeriu kryesor në fitoren ndaj Hellas Veronës, pasi shënoi dhe asistoi duke marrë përdore skuadrën e tij në humbje. Juventusi ka objektivë të mëdhenj këtë sezon, pasi synon të fitojë Champions Leaguen, përveç kampionatit italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat