Rekord historik, Messi më i miri në botë nga FIFA për herë të gjashtë

Futboll

Rekord historik, Messi më i miri në botë nga FIFA për herë të gjashtë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 01:00
Leo Messi

Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në gala mbrëmjen e FIFA-s.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldos për t’u shpallur më i miri në botë nga FIFA.

Ishte presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ai që ka shpallur fituesin dhe të gjithë janë çuar në këmbë kur kanë dëgjuar emrin e Messit.

Kjo është hera e gjashtë në karrierë që Messi shpërblehet nga FIFA më i miri i vitit, askush si ai në histori, ndërsa çmimi ‘The Best’ është i pari që kur katër vite më parë FIFA u nda nga “France Football”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat