Trajneri i Werder Bremen jep një lajm të mirë për Rashicën

Futboll

Trajneri i Werder Bremen jep një lajm të mirë për Rashicën

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 08:38
Milot Rashica

Mesfushori Milot Rashica u rikthye nga lëndimi në fundjavë kundër Leipzigut, megjithatë ai nuk luajti asnjë minutë në humbjen 3-0.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt tregoi arsyen pse nuk e aktivizoi kosovarin.

“Të premten, pas stërvitjes së fundit Rashica ndjeu përsëri dhimbje. Ai bëri vetëm ushtrime por nuk desha të rrezikoja me të. Por kjo nuk është asgjë serioze” deklaroi Kohfeldt.

Mediumi gjerman “Kicker” shkruan se “Raketa”  është kthyer në stërvitje sot dhe do të jetë e gatshme të lansohet të shtunën kundër Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat