Reali ende mendon për Pochettinon

Futboll

Reali ende mendon për Pochettinon

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:52
Mauricio Pochettino

Real Madrid ende ka interesim për trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Presidenti i klubit, Florentino Perez është fans i madh i Pochettinos dhe ishte i impresionuar nga tekniku argjentinas që arriti të kualifikohet deri në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Ka pasur shumë spekulime që zëvendësues i Zidanes do të jetë Jose Mourinho, mirëpo raportimet e fundit thonë se Pochettino po shihet si zëvendësimi adekuat.

Nëse shkarkohet Zidane në ditët e ardhshme pritet oferta e parë e “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat