Liverpooli befason, konfirmon lajmin e keq për Shaqirin

Futboll

Liverpooli befason, konfirmon lajmin e keq për Shaqirin

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 14:42
Liverpooli befason, konfirmon lajmin e keq për Shaqirin

Është konfirmuar se Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Liverpoolit për ndeshjen e radhës.

Klubi ka konfirmuar se Shaqiri do t’i mungojë të kuqve në përballjen me MK Dons në kuadër të Carabao Cup, transmeton Insporti

Ky takim do të zhvillohet nesër (e mërkurë), ndërsa Shaqiri nuk do të jetë me skuadrën shkaku i lëndimit.

Shqiptari që luan për Zvicrën, e pësoi një lëndim të lehtë të hënën në seancën e fundit stërvitore në Melwood, derisa tani po mbikëqyret nga stafi mjekësor.

“Dje gjatë fundit të stërvitjeve, Shaq ndjeu një shtrëngim në muskulin e pjesës së prapme të këmbës”, tha ndihmës-trajneri Pepijn Lijnders për faqen zyrtare, Liverpoolfc.com

“Ai nuk mundi të vazhdojë dhe një skanim tregoi se ai kishte një çarje të vogël në pulpë. Duhet të presim disa ditë, por ai sigurt s’do të jetë i gatshëm për lojë nesër. Atij i duhet cap ushim, andaj nuk duhet të jetë i përfshirë”, tha ai.

Carabao Cup ka mundur të jetë skena ku Shaqiri do të startonte për Liverpoolin, pasi këtë sezon nuk e ka startuar asnjë ndeshje me të kuqtë.

Ai është paraqitur në vetëm 25 minuta gjithsej, në Premierligë (2 paraqitje), Ligën e Kampionëve (1) dhe  një në Community Shield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat