Mali i Zi publikon listën kundër Kosovës

Futboll

Mali i Zi publikon listën kundër Kosovës

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 16:08
Mali i Zi publikon listën kundër Kosovës

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Në listë gjendet edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj, që ishte kapiten kundër Kosovës në qershor në barazimin 1:1.

Megjithatë trajneri i Malit të Zi i ka “dënuar” dy futbollistët serbë: Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët nuk deshën të luanin kundër Kosovës, duke mos i ftuar fare për dy ndeshjet e muajit tetor.

Kjo është lista e Malit të Zi me lojtarët për ndeshjen kundër Kosovës.

Takimi do të luhet në “Fadil Vokrri” më 14 tetor.

Lista

Portierë: Danijel Petkoviç (Angers), Millan Mijatoviq (Levski), Andria Dragojeviq (Pjunik); mbrojtës: Stefan Saviq (Atletico Madrid), Marko Simiq (Pahtakor), Zharko Tomasheviq (Astana), Adam Marushiq (Lazio, Italia), Dushan Lagator (Sochi); mesfushorë: Nikola Vukçeviç (Levante), Marko Veshoviq (Legia), Vlladimir Jovoviq (Jablonec), Marko Jankoviq (SPAL), Aleksandar Shçekiç (Partizan Beograd), Nebojsha Kosoviq (Kairat), Aleksandar Boleviq (Standard Liege), Sead Hakshabanoviq (Norkoping), Vukan Saviqeviq (Wisla Krakow), Deni Hoçko (Mouscron); sulmues: Fatos Beqiraj (Maccabi N.) dhe Stefan Mugosha (Incheon).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat