Mungon Ronaldo, por Juventusi mer kreun! Balotelli mbetet thatë

Futboll

Mungon Ronaldo, por Juventusi mer kreun! Balotelli mbetet thatë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Mungon Cristiano Ronaldo, por jo... Juventusi! Bardhezinjtë vazhdojnë me fitore dhe pas Veronas, heqin edhe pengesën Brescia, në "Rigamonti", madje me përmbysje, duke qenë se dallëndyshet shënuan të parët me Alfredo Donnarumma. Megjithatë, në fund të pjesës së parë një autogol barazoi sfidën.

"Zonja" ishte më aktive në pjesën e dytë dhe vetëm mrekullitë e portierit kundërshtar bënë që të mos shënonte disa herë me Dybala, Higuain & Co, teksa nota e stonuar ishte sërish dëmtimi i Danilos. Sakaq, Balotelli pati disa momente të mira. Super Mario e nisi titullar, por nuk mundi të shënonte, edhe pse provoi me një silurë në goditje dënimi.

Pikërisht në goditje dënimi shënoi "Zonja", me Dybala që goditi murin dhe topin e kthyer Pjanic e dërgoi në rrjetë, duke goditur fluturimthi.

Në fund, Brescia patie dhe shans të mirë për të barazuar, ndërsa Juventusi për të trefishuar. 3 pikë të rëndësishme dhe kreu momental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat