Zidane: Kur humbim unë shkarkohem, kur fitojmë unë mbetem

Futboll

Zidane: Kur humbim unë shkarkohem, kur fitojmë unë mbetem

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 00:58
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është paraqitur në konferencën për media në Valdebebas, një ditë para ndeshjes së radhës, kundër Osasunas.

Mbretërit janë nikoqirë në këtë përballje në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma, ndërsa sfida vjen pas fitores së rëndësishme kundër Sevillas në fundjavë.

“Kur humbim, unë shkarkohem, ndërsa kur fitojmë, unë mbetem. Gjithmonë ka qenë kështu dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, është përgjigjur Zidane kur është pyetur në lidhje me thashethemet për të ardhmen e tij.

“Nesër është një ndeshje dhe çfarë të ndodhë do të ndodhë”, ka theksuar francezi lidhur me takimin ndaj Osasunas, njofton MarcA.

“Duhet të zhvillojmë lojë të mrekullueshme, me intensitetin e njëjtë dhe të njëjtën dëshirë. Kjo është ajo që më intereson mua”, ka deklaruar trajneri i Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat