Griezmann: Jemi duke u përmisuar

Futboll

Griezmann: Jemi duke u përmisuar

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:00
Antoine Griezmann

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është i lumtur që ka shënuar dje në fitoren ndaj Villarealit.

Barcelona dje mposhti Villarealin me rezultat 2-1, golin e parë e shënoi Griezmann, ndërsa më vonë Arthur shtoi epërsinë në 2-0, golin e nderit për mysafirët e shënoi Santi Cazorla.

Francezi ka thënë se është i lumtur me këtë fitore dhe beson që janë duke u bërë më të mirë, transmeton KosovaPress.

“Kishim disa shanse të tjera, por nuk i shfrytëzuam. Do të bëhemi më të mirë. Mund të bëjmë ende më mirë. Do të punojmë fortë. Jemi disa lojtarë të ri që sapo kemi ardhur dhe duhet të punojmë shumë”, deklaroi ai.

Griezmann gjithashtu tha se futbolli në fanellën e Barcelonës është më ndryshe se te Atletico.

“Futbolli është ndryshe. E dija që do të jetë vështirë, por do të bëhem më i mirë duke luajtur. Nuk është keq. Kam shënuar tri gola”, përfundoi ai.

Barcelona me fitoren ndaj Villarealit është në vendin e katër me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat