Chelsea konfirmon lëndimin e Emerson, ja sa do të mungojë

Futboll

Chelsea konfirmon lëndimin e Emerson, ja sa do të mungojë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:24
Emerson Palmieri

Chelsea ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë i Italisë, Emerson Palmieri do të jetë jashtë fushave për të paktën katër javë.

Lojtari me origjinë braziliane çaloi gjatë ndeshjes në Premierligë kundër Liverpool në fundjavë.

“Emerson tani nuk do të kthehet deri pas pushimit tjetër ndërkombëtar”, shpjegoi menaxheri i Chelseat, Frank Lampard.

“Do të kalojnë disa javë sepse është përsëritja e një dëmtimi, kështu që duhet të jemi pak të kujdesshëm me të”.

Kjo do të thotë se Emerson do të humbasë ndeshje në Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe kualifikimet e Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat