Pique e gjen fajtorin për startin e dobët të Barcelonës

Futboll

Pique e gjen fajtorin për startin e dobët të Barcelonës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:49
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar përgatitjet parasezonale pas fitores ndaj Villarealit.

Barcelona gjatë përgatitjeve parasezonale udhëtoj fillimisht në Japoni, pastaj në Amerikë.

Spanjolli tha se kjo gjë nuk iu ka ndihmuar, andaj janë këto rezultate të dobëta.

“Përgatitje parasezonale nuk na ka ndihmuar. Ka pasur shumë udhëtime, por jemi Barcelona dhe nuk ka arsyetime. Duhet të fitojmë”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon është një pikë mbrapa liderit, por shumë skuadra nuk i kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, për këtë gjë ka folur edhe Pique.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë, sepse nuk donim t’iu largonim skuadrave që janë në krye. Ishte me rëndësi të fitojmë tri pikë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat