“Efekti i Klopp në klub është siç ishte i Cruyff te Barcelona”

Futboll

“Efekti i Klopp në klub është siç ishte i Cruyff te Barcelona”

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:33
Jurgen Klopp, Johan Cruyff

Asistenti i trajnerit të Liverpoolit, Pepijn Lijnders ka krahasuar efektin që ka Jurgen Klopp me efektin që ka pasur Johan Cruyff te Barcelona.

Klopp është shumë i dashur nga fansat për mentalitetin e fitores dhe atmosferën pozitive në “Anfield”.

Ata kanë fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe ishin shumë afër për të fituar Premier Ligën.

Lijnders beson që ky sukses është i tëri falë teknikut gjerman.

“Është kompliment i madh për strukturën tonë. Kryesorët duhet t’i japin kontratë gjashtëvjeçare. Kjo do t’i ndihmoj me besimin. Shumë trajnerë janë duke u munduar të bëjnë të njëjtin efekt. Efekti i Cruyff te Barcelona ka qenë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Të njëjtën gjë e ka bërë Klopp, ka krijuar dëshirën e lojës dhe kjo mund të zgjas për një kohë të gjatë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat