Ju tregoj si m’i lidhën...

Futboll

Ju tregoj si m’i lidhën...

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:48
Ju tregoj si m’i lidhën...

Legjenda Gary Lineker bëri një premtim tepër të guximshëm, në vitin 2016-të, teksa premtoi se nëse Leicester City do të shpallej kampion, ai do të dilte me mbathje në studio.

Dhe kështu ndodhi, “dhelprat” u shpallën kampion, teksa Lineker, e mbajti premtimin duke dalë me të mbathura në televizion.

Kur kanë kaluar afro 3 vite nga kjo ngjarje, 58-vjeçari ka zbuluar një prapaskenë tepër interesante. BBC kishte vendosur që poshtë bokserave të bardha gjithçka të mbahej nën kontroll me një shirit ngjitës, që “hallatet” e Linekerit të mos ekspozoheshin në ekran.

“Megjithëse bokserat ishin mjaft të gjata, njerëzit e gardërobës më mbështollën me një shirit ngjitës, për t’i mbajtur të gjitha bashkë, që të shmangej çdo ekspozim i padëshiruar,”, deklaroi legjenda angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat