E thonë edhe bastet për Maradonën

Futboll

E thonë edhe bastet për Maradonën

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:53
E thonë edhe bastet për Maradonën

Është një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit, shumë e konsiderojnë madje më të mirin, por si trajner ka lënë për të dëshiruar. I kthyer në vendlindje pas aventurës në Meksikë me Dorados, Diego Armando Maradona po merr kritikat e para si trajner i Gimnasias.

Dy ndeshje në krye të skuadrës nga Buenos Aires, dy humbje dhe vendi i fundit në klasifikim me vetëm 1 pikë në 7 ndeshje.

E ardhmja e “El Pibe de Oros” po vihet në dyshim shumë shpejt.

Sikurse raporton “Agipronews”, shkarkimi i Maradonës pritet të ndodhë shumë shpejt. Edhe kompanitë e basteve e kanë kuotuar largimin e legjendës argjentinase të futbollit nga drejtimi i Gimnasias me koeficientin e ulët 1.70, ndërsa konfirmimi në detyrë me 1.95.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat