Fëmijët e luftës, ky medium i huaj i quan lojtarët e Kosovës

Futboll

Fëmijët e luftës, ky medium i huaj i quan lojtarët e Kosovës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 11:16
Fëmijët e luftës, ky medium ballkanik i quan lojtarët e Kosovës

“Fëmijët e luftës”, kështu e quajnë në Greqi përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën mesfushori Anel Rashkaj ka dhënë një intervistë për “gazzetta.gr”.

Në prononcimin e tij, futbollisti i cili aktivizohet në kampionatin suedez te skuadra e Eskilstuna, rendit arsyet e rezultateve pozitive të dardanëve, teksa kujton me nostalgji vitet e mëparshme, kur Kosova s’kishte as uniforma.

“Arsyeja pse po ecim mirë është se gjithmonë Kosova ka pasur lojtarë të mirë. Një arsye tjetër është eksperienca e fituar në kualifikueset e Botërorit, për të mos harruar edhe mbështetjen fantastike që marrim nga shqiptarët e Kosovës në mbarë botën. Këto janë arsyet pse kemi arritur në pikën që pretendojmë një vend në finalet e Euro 2020”.

Trajner- Mendoj se Challandes është një trajner shumë i mirë. Është mënyra e vetme për të motivuar futbollistët. Ai gjithashtu merr vendime të mirë dhe të drejta për përfaqësuesen. Ne besojmë te kualifikimi. Pse jo?! Për sa kohë diferenca me Çekinë është e vogël, gjithçka është e mundur.

Karriera- Kam lëvizur drejt Suedisë që në moshën 14-vjeçare, por e kam përfaqësuar Kosovën për herë të parë në vitin 2009. Atëherë ne ende nuk ishim pranuar nga FIFA dhe UEFA. Mbaj mend që 10 vite më parë nuk kishim rroba për t’u stërvitur dhe tani jemi pjesë e këtij suksesi. Të gjitha këto lojëra janë shumë motivuese për mua dhe jam shumë i lumtur.

Talentet- Është e vështirë të jap një shpjegim sepse në Kosovë gjithnjë ishte e vështire sa i përket anës ekonomike, ndërsa kampionati nuk ishte dhe aq cilësor. Nuk mund t’iu them ndonjë mënyrë se si punuam për të dalë në pah të gjithë këta futbollistë. Mendoj se e kemi në gjak, talentin tonë”, u shpreh Rashkaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat