Luftë totale mes FIFA-s dhe CR7, zbulohet prapaskena e pabesueshme

Futboll

Luftë totale mes FIFA-s dhe CR7, zbulohet prapaskena e pabesueshme

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:51
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo u "censurua" nga formacioni i më të mirëve dhe rivali i tij mori çmimin e më të mirit.

Përplasje e pabesueshme mes FIFA-s dhe Cristiano Ronaldo-s, i cili vendosi të braktisë ceremoninë e FIFA The Best 2019. Sipas itasportpress.it, fituesi i trofeut duhet të ishte mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, por FIFA ka vendosur të vlerësojë Messi-n në momentin e fundit për inat të portugezit.  

CR7, i cilika qenë pjesë e formacionit më të mirë të vitit, duket se është censuruar me dashje në momentin e leximit të emrave të më të mirëve, me FIFA-n që ka cituar vetëm 10 lojtarë.

Një mënyrë për të ndëshkuar sulmuesin për mungesën e tij në La Scala-n e Milanos që thekson, sikur të ishte e nevojshme, marrëdhënien e keqe që ekziston mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat