Xherdan Shaqiri mund ta çojë sërish në këmbë botën sportive

Futboll

Xherdan Shaqiri mund ta çojë sërish në këmbë botën sportive

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:05
Xherdan Shaqiri mund çojë peshën sërish në këmbë botën sportive

Jemi pothuajse në fund të muajit shtator, në javën e dytë të tetorit do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020, ndërsa shumica e kombëtareve kanë planet e tyre, por çfarë do të ndodhë me yllin e Kosovës, Xherdan Shaqiri, lojtar i kampionit të Evropës, Liverpoolit?

A do t’i bashkohet Shaqiri Zvicrës për dy sfidat e tetorit dhe shumë të rëndësishme, me 12 tetor kundër Danimarkës në Kopenhagë dhe me 15 tetor me Irlandën në Gjenevë.

Shaqiri nuk ka luajtur (sipas tij, me synim që të përgatitet sa më mirë për Liverpoolin) në takimet e fundit me Irlandën (1:1) dhe kundër Gjibraltarit (4:0).  Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, nuk ndërhyn në raportet mes selektorit të Zvicrës Petkoviç dhe  Shaqirit. 

Javën tjetër, Petkoviç mund të njoftojë skuadrën e tij për dy sfidat e radhës, por a do të mungojë Shaqiri, kësaj radhe për një lëndim? A do ta çojë Shaqiri sërish në këmbë botën sportive, sepse ai është lojtar kryesor i Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat