Renova nga Xhepçishti i Tetovës kthehet me fitore me rezultat 2:0 në përballje me Tikveshin, në kuadër të tetës së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Renova është shumë afër çerekfinales, por i mbetet të luajë edhe një 90 minutësh në Tetovë.
Renova tregoi lojë më të mirë dhe triumfoi me golat e futbollistëve Remi Selmanit në minutën e 88-të dhe të Fisnik Zukës në atë tët 90-tës. Sipas mediave në Maqedoni, në minutën e 87-të Valon Neziri i Renovës u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkaq, Struga Trim Lum luajti baras me rezultat 0:0 në Veles kundër Borecit.
Një rezultat i mirë që i jep rast të madh Strugës që të bëjë një hap para. Skuadra shqiptare po kalon formë të mirë dhe pretendon fitore në takimin e kthimit ndaj Borecit. Shkupi me kryetrajner të ri, Qatip Osmani, nuk arritën më shumë se një barazim 0:0 me Sileksin e Kratovës. Skuadrën shqiptare do ta pret sprovë e vështirë në duelin e kthimit në Kratovë.
Rezultatet
Labunishta-Ohrid 2:0
Vardari-Shkëndija 2:2
Shkupi-Sileksi 0:0
Boreci-Struga Trim Lum 0:0
Аkademija Pandev-Osogovo 0:0
Pelisteri-Rabotniçki 1:1
Bregallnica-Makedonija GP 1:0
Tikveshi-Renova 0:2