Kur luhet Barcelona-Reali?

Futboll

Kur luhet Barcelona-Reali?

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 19:17
Kur luhet Barcelona-Realit?

El Clasico i parë i këtij sezoni tashmë ka një datë dhe një orë.

Sfida mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll midis Barcelonës dhe Realit të Madridit në program në javën e 10-të të La Ligas do të luhet të shtunën e 26 tetorit në një orar të pazakontë.

Liga spanjolle e futbollit ka vendosur që El Clasico i parë i këtij viti të luhet në orën 13:00 në drekë.

Barcelona do të vijë me një ditë më pak përgatitje në këtë superduel pasi të mërkurën e 23 tetorit luan në Champions në Pragë ndaj Sllavia-s vendase, ndërkohë që Reali luan të martën në Stamboll ndaj Galatasarayt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat