Zhegrova si Messi, shënon golin e javës në Zvicër

Futboll

Zhegrova si Messi, shënon golin e javës në Zvicër

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:57
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka shënuar një super gol me një solo aksion në fitoren 3:0 të Baselit kundër Zurich, në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Zvicrës.

Ylli i Kosovës u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 72’, ndërsa golin e realizoi në minutën e 80’.

 

Zhegrova pranoi një top nga Taulant Xhaka larg zonës së rreptësisë së Zurich, duke nisur një aksion solo në stilin e Lionel Messit, për të shënuar për 3:0.

Ky është goli i parë i Edon Zhegrovës në fanellën e Baselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat