Nuno Espirito Santo me lajm të rëndë për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Nuno Espirito Santo me lajm të rëndë për shqiptarin e Kosovës

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:29
Nuno Espirito Santo me lajm të rëndë për shqiptarin e Kosovës

Trajneri i Wolves Nuno Espirito Santo ka shprehur shqetësimet e tij pasi debutuesit nga Kosova Meritan Shabani dhe Bruno Jordao kanë pësuar lëndime në ndeshjen e djeshme të Kupës Carabao ndaj Reading-ut. Dy futbollistët e lartëcekur pësuan lëndime, ku Wolves triumfoi vetëm pas penalltive me rezultat 4:2 për të kaluar në fazën tjetër të Kupës Carabao.
“Lëndimi i Shabanit duket më serioz, por tani është duke u analizuar nga stafi mjekësor”, tha fillimisht trajneri portugez. 

“Do të shikojmë më pas se çfarë do të ndodhë, por duket lëndim i keq. Nuk e dimë akoma”, potencoi Nuno.

Në lidhje me situatën e Jordao, Nuno tha: “Situata e tij është më ndryshe. Dikush e shkeli atë dhe ai lëndoi paksa kyçin”.

Ndryshe, Shabani kompletoi transferimin te skuadra e Premierligës këtë verë nga Bayern Munih. Gjithashtu, ferizajasi është njëri prej futbollistëve më të kërkuar nga Kombëtarja e Kosovës. Meritan Shabani u fut në lojë në minutën e 74′, në vendin e Morgan Gibbs-White.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat